Xhafer Tahiri, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë që humbi në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ka lidhur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për rundin e dytë të zgjedhjeve.
Tahiri mori vetëm 19.81% të votave në rundin e parë të zgjedhjeve lokale, në të cilin i pari doli kandidati i PDK-së, kryetari aktual i Komunës, Ferit Idrizi me 45.33%.
Sylejman Meholli i LVV-së, të cilin Tahiri ka zgjedhur ta mbështesë në rundin e dytë, ka marrë 30.77% të votave.