Është gjetur e vdekur një grua në Prizren në rrugën “Ukë Bytyqi”, sot rreth orës 12:50, raporton Gazeta Enigma.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj e ka konfirmuar rastin për Gazetën Enigma duke thënë se nuk dihet koha e vdekjes pasi viktima ka jetuar e vetme.
“Është e lindur në vitin 1948. Ajo ka jetuar e vetme në banesën e saj dhe pasi që një kohë nuk është parë duke lëvizur, rastin e kanë raportuar fqinjët e saj”, tha ai.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe ekipet e emergjencës.
Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi i emergjencës, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion.