FSHF ndërton mini-fushë futbolli në nder të Martin Canit pranë muzeut që mban emrin e tij

FSHF ndërton mini-fushë futbolli në nder të Martin Canit pranë muzeut që mban emrin e tij

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë një projekt me ngarkesë të veçantë emocionale: ndërtimin e një mini-fushe futbolli pranë muzeut “Martin Cani”, në kujtim të ish-lojtarit të Dinamo City, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike pas një konflikti me thika mes bashkëmoshatarësh, brenda ambjenteve të shkollës.

Kjo nismë nuk është vetëm një investim në infrastrukturën sportive, por një simbol i kujtesës, dashurisë dhe shpresës për të rinjtë shqiptarë, përcjellë Gazeta Enigma.

Njoftimi:

FSHF ka nisur një projekt me domethënie të veçantë; ndërtimin e një mini-fushe futbolli pranë muzeut “Martin Cani”, në kujtim të ish-lojtarit të Dinamo City, i cili humbi jetën tragjikisht pas një sherri me thika me bashkëmoshatarë të tij, në shkollë.

❤️⚽ Kjo dramë preku thellë zemrat e të gjithë shqiptarëve. Investimi në fjalë nuk është vetëm një fushë futbolli, por vend kujtese, dashurie dhe frymëzimi për çdo fëmijë që ëndërron të ndjekë pasionin e Martinit të ndjerë 💫

🗣️ “Martini kishte shumë ëndrra dhe donte të bëhej si Cristiano Ronaldo. Çdo fëmijë që do të luajë në këtë fushë do ta kujtojë atë”, – u shpreh me emocione nëna e tij, Florina Cani.

Related Articles