Kushtetuesja: Kërkesa e Listës Serbe është në procedurë të shqyrtimit

Kushtetuesja: Kërkesa e Listës Serbe është në procedurë të shqyrtimit

Vetëm tri ditë kohë i kanë mbetur të mandatarit, Albin Kurti për formimin qeverisë së re teksa ende nuk dihet nëse Gjykata Kushtetuese do ta pezullojë apo jo rrjedhjen afatit përmes një mase të përkohshme.

Gjykata Kushtetuese në një përgjigje për RTV21 tha se ankesa Listës Serbe rreth zgjedhjes së nënkryetarit serb dhe kërkesa për caktim të masës së përkohshme është në shqyrtim e sipër por nuk bëri të ditur se kur do të merret vendimi.

“Kjo lëndë është në procedurë të shqyrtimit nga Gjykata. Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, tha Gjykata Kushtetuese për RTV21.

Ankesa e Listës Serbe, me pretendimin se me zgjedhjen e Nenad Rashiqit, janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe aktgjykimi i mëparshëm i Kushtetueses mbi të njëjtën çështje, pason kërkesën për vendosjen e një mase të përkohshme për të ndaluar, siç thonë ata, veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme.

Related Articles