Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar rreth seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re, raporton gazeta “Enigma”.
Para mediave, e para e vendit tha se në qoftë se nuk zgjidhet qeveria, do të rrjedhin afatet e caktuara brenda afatit kohor prej 30 deri në 45 ditë.
“Këtë datë do ta vendos në përputhje me interesat e qytetarëve të Kosovës. Por nuk do të ngutesha që të jap supozime që do të dështohet në krijimin e Qeverisë së Kosovës”, u shpreh ajo.
Ndër të tjera ajo tha se shpreson që do të ketë angazhim maksimal në krijimin e Qeverisë.
