Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit nga 2760 testime të kryera, janë konfirmuar 16 raste të reja, ndërsa janë edhe 13 persona të shëruar.
Ndërkohë, nuk është shënuar asnjë humbje jete nga coronavirusi në Shqipëri.
Aktualisht janë 283 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 11 pacientë.
Rastet e reja janë regjistruar 4 në Elbasan, 3 në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, nga 1 rast në Durrës, Korçë, Kukës, Has, Lushnje.
Që nga shpërthimi i epidemisë, Shqipëria ka regjistruar 132.891 raste pozitive, prej tyre 130.152 janë shëruar, 283 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.456 persona.