Të hënën parashikohet mot i vranët dhe me reshje shiu deri në orët e mëngjesit, të cilat herë pas here lokalisht pritet të jenë në formë të rrebesheve të vazhdueshme, ku mund të sjellin edhe vërshime në zona të caktuara.
Po ashtu, shkarkesat e rrufesë do të jenë të pranishme në lokalitete gjatë orëve të para të 24-orëshit.
Sipas Meteo Kosova gjatë ditës do të ketë alternime vranësirash dhe kthjellimesh, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë reshje të izoluar.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 10-47 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15°C
