“Në Kosovë më shihnin si të Shqipërisë, këtu si të Kosovës”

“Në Kosovë më shihnin si të Shqipërisë, këtu si të Kosovës”

Zëvendësministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka prezantuar sot drejtorin e ri të Portit të Durrësit, ish-ministrin e kabinetit të Albin Kurtit, Liburn Aliu.

Gjatë fjalës së tij ai ka falënderuar Ballukun dhe kryeministrin Edi Rama që ia besuan këtë post, ndërsa tha shpreson të shihen sa më shpejt rezultatet dhe sukseset në drejtimin e Portit.

Aliu, i cili ka studiuar disa vite në Shqipëri në kohën e gjimnazit, tha me humor se ndoshta tani në Shqipëri e ‘shohin si të Kosovës’, ndërsa kur ishte në detyrë në Kosovë, ‘e shihnin si të Shqipërisë’.

“Jam i nderuar, e falënderoj republikën e Shqipërisë, kryeministrit dhe ministren që ma besuan këtë detyrë. Ju këtu më shihni si të Kosovës, atje më shohin sit ë Shqipërisë, nuk është e lehtë… por gjithsesi këtë detyrë do ta bëjmë bashkë dhe uroj të kemi sukses dhe në tre vite portin e mallrave ta shohim të realizuar e më pas të lidhur me të gjitha rrjetet rrugore e hekurudhore me gjithë rajonin”, u shpreh ai, shkruan Top Channel.

Related Articles