Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, është takuar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, me të cilin ka biseduar për situatën në Ballkanin Perëndimor.
Në një njoftim të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë thuhet se KFOR-i vazhdon të jetë një shtyllë kyçe e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor,
Më tej, në njoftim ambasadori citohet të ketë shprehur vlerësimin e tij për punën e jashtëzakonshme të KFOR-it dhe i falënderoi për shërbimin në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.
“Ai u takua gjithashtu me komandantin e kontingjentit gjerman të KFOR-it, Kolonel Müller,” thuhet në njoftim.
Në fund, Rudolph thuhet të ketë mësuar më shumë rreth kontributeve të rëndësishme të ushtarëve gjermanë që shërbejnë në KFOR dhe i falënderoi ata për përkushtimin dhe angazhimin e tyre.
