Burri rrah gruan në Skenderaj, ajo dërgohet në strehimore bashku me vajzën

Burri rrah gruan në Skenderaj, ajo dërgohet në strehimore bashku me vajzën

Policia ka njoftuar se një burrë është arrestuar në Skenderaj, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, raporton Gazeta Enigma.

Viktima pas trajtimit mjekësor, së bashku me të bijën janë dërguar në strehimore, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht  bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, është intervistuar në prezencë të zyrtarit të QPS-së dhe pastaj së bashku me vajzën e saj janë dërguar në strehimore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Related Articles