Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit nuk ka pasur marrëveshje, në tentimin për krijimin e komisioneve, në mënyrë që tri komunave që janë pa buxhet; Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku, të ekzekutohet buxheti.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se asnjëra nga këto pika nuk ka gjetur mirëkuptim.
“Pas diskutimit me ministrin Murati, ata kanë treguar se është e domosdoshme me shty përpara këto, se kanë me pas problem pagesën e faturave. Buxheti vjetor i Kosovës, edhe për këtë e kam shtruar në diskutim me Kryesinë. Fatkeqësisht asnjëra nga këto pika nuk ka gjetur mirëkuptim. Na e dimë që jemi në situata të jashtëzakonshme. Kam pritur që të ketë vullnet politik, se nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore për me themelu komisionet, për tri komunat dhe buxhetin vjetor”, tha Basha.
Edhe buxheti për RTK-në po ashtu ishte në rend dite, por nuk u miruta
“E para ka qenë çështja e buxhetit të RTK-së, drejtorit i skadon afati të premten, edhe RTK-ja është pa buxhet. Pas diskutimeve që pata me ta, si kryetar kuvendi kam dhënë mbështetje, dhe formën e vetme e kam pa që ne si krtyesi të themelojmë grupet parlamentare, komisionet, i votojmë në një seancë, ku pastaj kam kërkuar të votohet raporti i RTK-së në komisionin për buxhet dhe financa, dhe të ekzekutohet buxheti që duhet të ndodh brenda ditës”, tha tutje Basha.
