Konstituimi i Kuvendit, Ahmeti: Skenar i zorit i VV-së, jo strategji

Konstituimi i Kuvendit, Ahmeti: Skenar i zorit i VV-së, jo strategji

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një deklaratë për media ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po t’i kishte votat nuk do të insistonte në Albulena Haxhiun për kryekuvendare, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Ahmeti ka theksuar se për Kurtin kryekuvendari nuk është post më i rëndësishëm sesa kreu i Qeverisë. Sipas tij kjo nga ana e Kurtit nuk ishte strategji, por skenar i “zorit”.

“Skenar i zorit, jo strategji, sepse strategjia nënkupton “të menduarit mirë”. S’i ka pasë votat, sepse po t’i kishte votat nuk do të insistonte në Albulena Haxhiun. Gabimi është edhe i opozitës që ka rënë në kurth, që ka qenë skenar i zorit, i Kurtit”, tha Ahmeti në “DPT te Fidani”.

“Në aspektin e politikës, nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme me qeverinë e VV, mundesh me thënë që Kurti është më kokëfortë, reziston ndaj presioneve, por mundesh me thanë që nuk është bashkëpunues. Mendoj që ka arrit shumë më shumë më shty storjen e vet VV, që ka ndodh diçka komplet ndryshe, dhe këta kanë arrit me bë këtë propagandë”, vijoi ai.

Related Articles