Pasi u propozua nga Lëvizja Vetëvendosje mandatar për Kryeministër, Glauk Konjufca në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të partisë, foli edhe për opozitën, gjë për të cilën ai tha se kur bëhet fjalë për interesin e përgjithshëm të qytetarëve, në çdo vend serioz, pozita dhe opozita bëhen bashkë.
Konjufca theksoi se VV-ja tani bëri kompromisin e madh që të mos propozonte Kurtin si mandatar, e tani sipas tij radhën e ka opozita.
“E kemi një pozitë të cilën e kemi. Këtë e zgjedh populli, nuk e zgjedhim ne. Nuk mund ta modelojmë siç duam ne, se po të mundnim se s’do të kishim demokraci. Por e di që në çdo shtet serioz, pozita dhe opozita arrijnë të ndërtojnë disa qëllime të përbashkëta për hir të interesit të përgjithshëm të qytetarëve dhe të vendit. Pikërisht tash dhe ky është momenti në Kosovë. VV po e bën kompromisin e vet, më shumë se kaq nuk ka mundësi, nuk ka mundësi sepse ne po e prezentojmë një qeveri në të cilën s’është Kryeministër Albin Kurti, e ky është kompromis i madh për VV-në, ama tash e ka radhën opozita për kompromisin e vet”, tha tutje ai.
“Ne kishim zgjedhje në shkurt, pastaj kishim ato lokale me 12 totar, e kemi tash balotazhin me 9 nëntor, e nëse do t’i kemi edhe zgjedhjet në dhjetopr tash, e konstituimi i Kuvendit smund të bëhet deri në shkurt, kush na garanton që në mars me këto qëndrime të subjekteve politike që i kemi mund ta zgjedhim një President në fillim të marsit. Kjo do të na çnte në pesë pale zgjedhje brenda një viti. Është e papërballueshme për Republikën”, tha tutje Konjufca.
“Kush mendon që VV po frikësohet e kanë gabim, nëse duan ta provojnë, populli është këtu, është ai i njëjti. Mendoj që nëse nuk sheh reflektim nga i gjithë spektri politike, do di të jap përgjigjen edhe në dhjetor nëse mbahen zgjedhjet. Ne po e kryjmë në këtë mënyrë edhe një obligim kushtetues. Ne jemi të varur nga ajo se si veprojnë partitë tjera. Ua bëjmë ftesën dhe ua zgjatim dorën e bashkëpunimit”, tha ai.
