Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë sot, një konferencë për media.
Konferenca do të zhvillohet në orën 19:00, në ambientet e Kabinetit të Presidentes.
Paraprakisht, ajo ka takuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Poashtu paradite kishte zhvilluar takim edhe me kryeminsitrin në detyrë, Albin Kurtin.
Lëvizja Vetëvendosje, paradite ka propozuar mandatarin e ri, Glauk Konjfucën.
