Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu të martën në mbrëmje në një shtëpi pleqsh në Tuzla, Bosnjë, raporton “Avaz.ba”.
Sipas informacioneve të para, zjarri ka përfshirë një kat të ndërtesës. Disa nga personat e prekur janë dërguar në spital për shkak të helmimit nga monoksidi i karbonit.
Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në fazën fillestare dhe më vonë pritet të dalin me detaje shtesë.
