Krasniqi me deputetë vizitojnë familjet e çlirimtarëve: Kosova ju pret

Krasniqi me deputetë vizitojnë familjet e çlirimtarëve: Kosova ju pret

Në pesëvjetorin e shkuarjes në Hagë të ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqi, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me deputetë të kësaj partie, kanë vizituar familjet e tyre për të shprehur solidaritet me mallin dhe vuajtjen e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i PDK-së thotë se familjet Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, kanë shumë më tepër arsye për të qenë krenare për bijtë e tyre, sepse ata u takojnë të gjithëve, e mbi të gjitha, Kosovës.

“Ata ishin bashkë në luftë, bashkë në ndërtimin e shtetit, dhe sot janë bashkë në përballjen me padrejtësinë, me të njëjtin dinjitet që i ka përcjellë gjithmonë”, ka shkruar Krasniqi.

“Urojmë që ky proces, i dalë prej binarëve të drejtësisë dhe arsyes, të përfundojë sa më shpejt me verdiktin që e presim të gjithë, lirinë e çlirimtarëve, që ata të kthehen te familjet dhe te populli i tyre. Kosova ju pret”, përfundoi ai.

May be an image of one or more people and suit
May be an image of one or more people

Related Articles