Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se qeveria në detyrë po provon t’ua blejë votën studentëve me 100 euro shtesa.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku mesazhin e dërguar studenëve rreth ekzekutimit të shtesave, e quan “cinge”, derisa shtoi se me të njëjat qeveria në detyrë nuk mund të blejë as heshtjen, as shpresën e as votën.
“Të ardhmen që ua vodhi, në shtetin më të varfër e më të izoluar në Evropë, me arsimin ndër më të fundit në botë, provon t’ua blejë me 100 euro për votë – tre ditë para balotazhit. Një regjim i frikësuar dhe në rënie të lirë, po trajton studentët e Kosovës si material shitblerje zgjedhor. Studentët drejtojnë kohë, rrëzojnë regjime e përcaktojnë epokë. Prandaj, këta SMS ‘cringe’, para zgjedhjeve nuk blejnë as heshtjen, as shpresën. As votën”, ka shkruar ai.
I pari i LDK-së po ashtu deklaron se qeveria në detyrë e Albin Kurtit, i ka nënçmuar studentët, teksa shtoi se ata do të ia kthejnë përgjigjen këtë të diel me votë.
“I keni nënçmuar. Do t’iu kthejnë përgjigje këtë të diel me votë. Kosova është shumë e mençur se sa po e trajton kryepopullisti sot!”.
