Policia e Kosovës, ka njoftuar se ditën e sotme në qytetin e Vushtrrisë ka sekuestruar armë dhe municione.
Më saktësisht, rasti ka ndodhur në fshatin Shallcë, ku është ndaluar një veturë brenda së cilës kanë qenë dy persona të dyshuar. Në të njëjtin automjet, janë gjetur dhe sekuestruar edhe armët dhe municioni: Një armë e gjatë pushkë automatike, dy pistoleta, tridhjetetetë fishkë të kalibrave të ndryshëm.
Ndërsa të dyshuarit, janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Postimi:
Policia në Vushtrri sekuestron armë dhe municione
Vushtrri, 08 nëntor 2025
Gjatë ditës së sotme, policia në Vushtrri, bazuar në informatat e pranuara për të shtëna me armë zjarri, ka arritur që në fshatin Shallcë të lokalizojë dhe ndalojë për kontrolle veturën me targa vendore në te cilën gjendeshin dy persona të dyshuar.
Gjatë kontrollit të realizuar në veturë, janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion:
Një armë e gjatë pushkë automatike;
Dy pistoleta ;
Tridhjetë e tetë (38) fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Dy personat e dyshuar, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndaj tyre është iniciuar raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve’ dhe ” Përdorim i armës “.
