Prokurori Peci jep urdhër që të vazhdojë numërimi në Mitrovicë

Prokurori Peci jep urdhër që të vazhdojë numërimi në Mitrovicë

Prokurori, Shpëtim Peci, ka dhënë urdhër që numërimi në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut, të vazhdojë.

Siç raporton “Mitropol”, Peci pas dhënies së urdhrit është larguar nga QKN-ja, derisa nuk është deklaruar për media.

Disa minuta më parë, në këtë qendër, rinumërimi i votave u ndal , pasi Policia e Prokuroria ishin futur brenda qendrës.

Deputetë të PDK-së, kanë ngritur dyshime për manipulime me vota në Mitrovicë të Jugut.

Related Articles