Rozeta Hajdari ka njoftuar se Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës aktakuzën për kontraktimin e rezervave shtetërore.
Përmes një postimi në Facebook, Hajdari u shpreh se sapo të ketë pranuar të plotë dokumentin, do të deklarohet rreth çështjes.
“Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022” u shpreh Hajdari.
Kujtojmë se Hajdari u intervistua në korrik të këtij viti, lidhur me blerjen e rezervave shtetërore.
