Liderët institucional presin bashkatdhetarët e aksidentuar në Kroaci

Liderët institucional presin bashkatdhetarët e aksidentuar në Kroaci

Glauk Konjufca, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, kanë pritur në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, të mbijetuarit nga aksidenti në Kroaci, raporton Gazeta “Enigma”.

Në ora 11:00 pritet të ketë edhe konferencë për medie.

Në aksidentin në Slavonski Brod të Kroacisë të dielën, ku u përfshi aksidenti i linjës Frankfurt – Prishtinë, vdiqën dhjetë persona, ndërsa u lënduan 45 tjerë.

Shoferit të autobusit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Related Articles