Istog: Një person tenton t’i ikë policisë, lëndohet zyrtari policor

Istog: Një person tenton t’i ikë policisë, lëndohet zyrtari policor

Një incident ka ndodhur sot rreth orës 13:15 në rrugën “Nënë Tereza”, afër “Tregut të gjelbër” në Istog, ku një person ka tentuar t’i ikë policisë.

Gjatë arrestimit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka dhënë detaje mbi rastin:

“Rreth orës 13:15 patrulla policore e cila ishte e angazhuar në implementim të planit operativ në rrugën ‘Nënë Tereza’, saktësisht ‘Te tregu i gjelbër’, ka vërejtur në një veturë dy persona brenda saj. Janë afruar dhe me të arritur kanë kërkuar që të dyshuarit të dalin nga vetura. Në atë moment i dyshuari i ulur në ulësen e pasagjerit ka dal nga vetura dhe është nisur me vrap për tu arratisur”, tha ai.

Sipas Gashit, gjatë ikjes i dyshuari ka nxjerr armën në drejtim të policisë, dhe policia ka përdorur komandën verbale ‘Ndalo’.

“Pasi zyrtarët policorë kanë arritur ta kapin të dyshuarin gjatë arrestimit një zyrtarë ka pësuar lëndime të lehta dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor”, ka shtuar Gashi.

Ai po ashtu bëri të ditur se dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejshme.

Related Articles