Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të ‘Thaçit dhe të tjerëve’

Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të ‘Thaçit dhe të tjerëve’

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur se Wesley Clark do të fillojë dëshminë të hënën e 17 nëntorit në procesin gjyqësor që është duke u zhvilluar ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

DhSK-ja njofton se pas përfundimit të dëshmisë së Clarkut, të mërkurën, më 19 nëntor, do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes.

“Seanca e planifikuar paraprakisht për të premten, më 21 nëntor, është anuluar”, thuhet në njoftim.

Në rastin e Thaçit dhe të tjerëve për sot dëshminë e ka përfunduar dëshmitari i gjashtë, Michael Durkee, këshilltar politik i komandantëve supremë të forcave aleate të NATO-s në Evropë.

Durkee do ta vazhdojë dëshminë e tij nesër.

Related Articles