Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar sërish ndaj Përparim Ramës, i cili më herët tha se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj tij.
Përmes një postimi në Facebook, Murati thotë se “marrëzia e Ramës nuk ka kufi” duke deklaruar se kallëzimi penal që ka bërë ky i fundit është i rremë..
Një orë më parë, kryetari i Prishtinës publikoi kallëzimin penal të bërë më 7 tetor, lidhur me mosalokimin e mjeteve financiare për Komunën e Prishtinës.
Këtij kallëzimi penal, Murati i reagoi duke thënë se kallëzimi penal është bërë gjatë fushatës dhe se nuk mund t’i hedhë fajin Ministrisë, për mos miratim të buxhetit të komunës brenda afatit ligjor.
“Besoj që dikush do duhej me njoftu Përparimin që kodi penal parasheh dënim me 3 muaj deri në 3 vjet burg për kallëzim penal të rremë” u shpreh Murati.
Ky është postimi i plotë i tij:
Marrëzia e Përparim Ramës nuk paska kufi. Vetë ai nuk ka arritë me e miratu buxhetin e Komunës brenda afatit ligjor, dhe tash mendon me e hedhë fajin e dështimit personal tek të tjerët me shfaqje sikur kjo me kallëzim penal.
Besoj që dikush do duhej me njoftu Përparimin që kodi penal parasheh dënim me 3 muaj deri në 3 vjet burg për kallëzim penal të rremë.
Siç edhe mund të shihet nga data, kallëzimi qenka bërë me datë 7 tetor, pra gjatë fushtaës zgjedhore. Dhe normalisht që aty ka qenë edhe qëllimi.
Tregoni dikush që është kry fushata. Tash do duhej me ju kthy punës.
