Sot fillon numërimi i votave me postë

Sot fillon numërimi i votave me postë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot me fillim nga ora 10:00 do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

Këto fletëvotime i takojnë zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të 18 komunave.

Kjo është bërë e ditur për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se të shtunën (15 nëntor 2025, ora 10:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe që i takojnë zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të 18 komunave”, deklaroi ai

Related Articles