Policia gjen dy kallashnikovë në një fshat të Gjilanit

Policia gjen dy kallashnikovë në një fshat të Gjilanit

Mesditën e së shtunës, policia ka kryer bastisjes në disa prona në fshatin Stançiq të Gjilanit.

Organet e rendit, aty kanë gjetur dhe konfiskuar dy kallashnikovë dhe 137 fishekë.

Me këtë rast, një burrë ka përfunduar në pranga, njofton raporti 24 orësh i policisë.

I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet si “Armëmbajtje pa leje”.

Related Articles