Tashmë është e konfirmuar që Kosova e Shqipëria nuk mund të përballen në plejofin e kualifikimeve për Botërorin 2026.
Me humbjen nga Anglia dhe fitoren e Ukrainës ndaj Islandës, Shqipëria është pa gjasa që të dalë në vazon e dytë.
Si Shqipëria ashtu edhe Kosova do të jenë në vazon e tretë dhe nuk mund të përballen mes tyre. Kosova e Shqipëria do të jenë mysafire në ndeshjet gjysmëfinale të plejofit, marsin e ardhshëm.
