Abdixhiku: Nesër nuk marrim pjesë fare në seancën e imponimit teatral të orës 11:00-të

Abdixhiku: Nesër nuk marrim pjesë fare në seancën e imponimit teatral të orës 11:00-të

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme të thirrur nga VV për votimin e buxhetit.

Ai i ka quajtut populistë të rrezikshëm, teksa ka konfirmuar se LDK nuk merr pjesë në këto senca.

“LDK e refuzon dhe shpërfillë këtë qasje politike. LDK e lufton me gjithë qenien e vet këtë logjikë imponimi. Me krenari, e themi se refuzimi i popullistëve është akti më i lartë patriotik sot.” ka shkruar ai. 

Postimi i plotë:

Popullistë të rrezikshëm.
Të investuar në lojëra, intriga e kalkulime politike.

Zvarritën tetë muaj krijim e shumicës e formimin e institucioneve. Na i humbën edhe 15 ditë të tjera me mandatar kukull që s’bënte asnjë përpjekje për minimalisht qeverisje. Nesër, në ditën e fundit, orën e fundit, afatin e fundit, paskan thirrur dy seanca për urgjencën që e shkaktojnë vet me vonesë.

Pa asnjë konsultim.
Pa asnjë komunikim.
Pa asnjë diskutim.

LDK e refuzon dhe shpërfillë këtë qasje politike. LDK e lufton me gjithë qenien e vet këtë logjikë imponimi. Me krenari, e themi se refuzimi i popullistëve është akti më i lartë patriotik sot.

Prandaj LDK nuk bëhet pjesë e shfaqejeve parlamentare të një pushteti në ikje. Nesër nuk marrim pjesë fare në seancën e imponimit teatral të orës 11:00-të. Mblidhuni vet; i bëni muhabet vetes. Luftën me mullinjtë e erës e bëni mirë.

Nesër, nga ora 14:00, votojmë me bindje e krenari kundër pakicës që nuk mund të sillet si shumicë më në këtë shtet.

Nesër nisim pregatitjet oër zgjedhjet e reja nacionale dhe ftesën e madhe për përbashkim të secilit që është ngopur me një politikë si kjo, që mendon të shpëtojë shtetin e Republikën nga ata që e shohin atë vetëm si instrument e si lojë karrigesh.

Le t’i fitojmë!

Related Articles