Xhafer Tahiri heq dorë nga posti i kryetarit të degës së LDK-së në Vushtrri

Xhafer Tahiri heq dorë nga posti i kryetarit të degës së LDK-së në Vushtrri

Xhafer Tahiri ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri.

Ai theksoi se dorëheqja nuk është pasojë e lodhjes apo zhgënjimit, por e “dashurisë për Vushtrrinë” dhe e bindjes se është koha t’i hapet rrugë energjive të reja brenda LDK-së në këtë komunë.

Ai përmendi edhe rezultatet zgjedhore të viteve të ndryshme, duke veçuar vitin 2017 kur u bë kandidati i vetëm i LDK-së që fitoi në Rajonin 02 në dy dekadat e fundit.

“LDK për mua nuk është vetëm parti. Është vlerë, amanet dhe rrugëtim i jetës”, u shpreh Tahiri.

Ai falënderoi qytetarët dhe strukturat e LDK-së për mbështetjen shumëvjeçare dhe tha se dorëheqja është vetëm “një hap prapa në pozicion, por jo në angazhim”.

“Kam besim te njerëzit e Vushtrrisë. Kam besim te LDK-ja. Dhe mbi të gjitha kam besim se rruga e bashkëpunimit do të vazhdojë të sjellë të mira për qytetin tonë”, përmbylli ai reagimin.

Related Articles