Hamza, Abdixhiku e Haradinaj arrijnë në Presidencë

Hamza, Abdixhiku e Haradinaj arrijnë në Presidencë

Kryetari i sapozgjedhur PDK-së, Bedri Hamza tashmë ka arritur në Presidencë, aty ku pritet të mbahet takimi i liderëve të partive politike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në Presidencë ka arritur edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, i Listës Guxo, Faton Peci dhe i Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

Ky takim i thirrur nga e para e shtetit u bë pasi që në seancën e 19 nëntorit, Glauk Konjufca si mandatar i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka arritur që të sigurojë votat e mjaftueshme, dhe kësisoj të formojë Qeverinë e Kosovës.

Related Articles