Është arrestuar i dyshuari që sulmoi me sëpatë ish-gruan e tij në Gadime të Epërme të Lipjanit.
I dyshuari raportohet se është arrestuar në Prizren.
Viktima është lënduar nga ky sulm, ndërkohë që po trajtohet në QKUK.
Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, tha se gjendja e viktimës është stabile dhe po vijon trajtimi i saj në Qendrën Emergjente.
