Një tentim grabitje e armatosur ka ndodhur mesditen e së hënës në lagjen Bregu i Diellit në kryeqytet.
Zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Enis Pllana ka konfirmuar se rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.
Policia po ndërmerr masat për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve si dhe zbardhjen e rastit.
“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, tha Pllana.
