PDK në KQZ kërkon që fletëvotimet t’iu dërgohen fizikisht diasporës

PDK në KQZ kërkon që fletëvotimet t’iu dërgohen fizikisht diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhje. Në këtë mbledhke po shqyrtohet buxheti për zgjedhjet e parakohshme.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani ka kërkuar që fletëvotimet t’u dërgohen diasporës ashtu siç e parasheh rregullorja.

“Lidhur me kërkesën që të përfshihet buxheti për dërgimin e fletëvotimeve votuesve jashtë Kosovës, për ata që regjistrohen për votim jashtë Kosovës përmes postës të iu dërgohet fletëvotimi nga KQZ secilit individualisht, fizikisht në secilin vend ku ai jeton. Kjo është kërkesa, kërkojmë që kjo të përfshihet në kuadër të këtij buxheti”, tha Elshani.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë kundër kërkesës së PDK-se në KQZ që fletëvotimet t’u dërgohen diasporës fizikisht, siç e parasheh rregullorja.

Partia Demokratik e Kosovës ka deklaruar se fletëvotimet duhet t’iu dërgohen fizikisht në adresat e tyre të gjithë atyre që votojnë nga diaspora, duke kundërshtuar propozimin e LVV-së për dërgim përmes e-mailit.

Related Articles