Osmani: Rugova – simbol i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë

Osmani: Rugova – simbol i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të martën e ka kujtuar presidentin Ibrahim Rugovën në përvjetorin e 81-të të ditëlindjes së tij, raporton Gazeta Enigma.

Osmani tha se presidenti historik mbetet frymëzim i përhershëm, simbol i qëndresës dhe i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike.

“I lindur 81 vjet më parë, arkitekti i pavarësisë, Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe vendosmërisë në kohë të errëta, si dhe udhërrëfyes drejt lirisë dhe pavarësisë. Me urtësinë, kulturën politike dhe vizionin largpamës, Presidenti Rugova e ngriti çështjen e Kosovës në majat e diplomacisë botërore. Ai mbetet frymëzim i përhershëm, simbol i qëndresës dhe i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike. Trashëgimia e Presidentit është testament për paqen, për shtetin sovran dhe të integruar në familjen euro-atlantike.  Lavdi jetës, veprës dhe idealit të Presidentit historik”,  ka shkruar Osmani.

Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore e ushtarake.

Related Articles