Krasniqi – ambasadorëve: Po heshtni ndaj bllokimit që opozita me Listën Serbe po i bëjnë votimit të mërgatës

Krasniqi – ambasadorëve: Po heshtni ndaj bllokimit që opozita me Listën Serbe po i bëjnë votimit të mërgatës

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje u ka reaguar ambasadorëve të shteteve të mëdha perëndimore që e dënuan vendimin për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Bashkëshorti i nënkryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, iu dha edhe disa këshilla ambasadorëve, duke u treguar se çfarë duhet t’i shqetësojë vërtetë ata.

“Të dashur ambasadorë Shqetësimi i vërtetë do të duhej të ishte ngulfatja e ushtrimit të drejtës demokratike dhe pjesëmarrjes politike të komunitetetit serb nga ana e Listës Serbe, e cila përveç faktit që është pjesëmarrëse direkte në sulmet dhe veprimet kriminale dhe terroriste kundër rendit kushtetues, ajo gjithashtu kontrollon dhe menaxhon me financat e Vuçiqit në Kosovë duke shantazhuar qytetarët serb në Kosovë dhe duke i përdorur ato mjete për financimin e kriminelëve që kanë sulmuar përveç policisë së Republikës së Kosovës edhe vet pjestarët e KFOR, pra bashkëkombasit tuaj”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“E dyta, është heshtja juaj ndaj bllokimit që opozita me Listën Serbe po i bëjnë ushtrimit të së drejtës demokratike të mërgatës për të votuar”, shtoi Krasniqi.

Related Articles