Drenica ka njoftuar zyrtarisht se ka marrë fund bashkëpunimi i tyre me trajnerin Bylbyl Sokoli.
Nga klubi kanë thënë se ndarja ka ndodhur me mirëkuptim të plotë dhe në një frymë korrekte dhe respekt profesional.
Mbetet të shihet gjatë ditëve në vazhdim se kush do të jetë i përzgjedhuri nga kryesia e Drenicës për ta pasuar Sokolin në stol.
Njoftimi i plotë i Drenicës:
FC Drenica njofton opinionin se bashkëpunimi me Prof. Bylbyl Sokolin ka përfunduar në mirëkuptim të plotë dhe në frymën më korrekte të respektit profesional.
Klubi e falënderon sinqerisht Profesor Sokolin për të gjithë kontributin e dhënë, nga rikthimi në Superligë deri te puna e tij këtë sezon në komponimin dhe përgatitjen e skuadrës. Kontributi i tij mbetet i vlerësuar nga drejtuesit, futbollistët dhe çdo njeri që e do FC Drenicën.
