E FUNDIT: Vdes gruaja që u aksidentua në Koshtovë

E FUNDIT: Vdes gruaja që u aksidentua në Koshtovë

53-vjeçarja që u aksidentua këtë të enjte në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, fatkeqësisht ka humbur jetën.

Kështu kanë konfirmuar nga Spitali i Mitrovicës.

“Rreth orës 15:2 kemi pranuar një rast të sjellë nga Urgjenca e qytetit pa shenja jete. Janë marrë të gjitha masat e reanimimit edhe pas 40 minutave nuk është rikthyer në jetë. Vdekja është konstatuar në orën 16:30”, thonë nga spitali.

Rastin e rëndë, për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Related Articles