Policia e Kosovës ka publikuar rastet e dhunës në familje, për muajin nëntor në qytetin e Ferizajt.
Tetë raste u raportuar në Ferizaj, dy raste në Kaçanik, një rast në Shtime dhe një rast në Han të Elezit.
Krahasuar me muajin nëntor të 2024-ës, ky vit ka pasur rënie të dhunës në familje.
Në nëntor të vitit të kaluar u shënuan gjithsej 18 raste, prej tyre 14 në Ferizaj, dy raste në Shtërpcë, një rast në Kaçanik dhe një rast në Han të Elezit.
“Në përgjithësi, numri i rasteve të dhunës në familje gjatë muajit nëntor 2025 ka shënuar zbritje për – 33.3 % , në krahasim me muajin nëntor të vitit 2024”, thuhet në njoftim.
