Pasi është përmbyllur periudha e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin më 28 dhjetor, KQZ ka njoftuar se gjatë periudhës 26 nëntor – 6 dhjetor janë pranuar mbi 84,700 aplikime për regjistrim, raporton Gazeta Enigma.
Nga KQZ kanë theksuar se prej tyre rreth 71,900 janë aprovuar.
Zëdhënësi i KQZ-së, Vlamir Elezi, i cili shtoi se rreth 6,700 aplikime janë refuzuar, ndërsa 5,900 të tjera janë ende në vlerësim.
Nga aplikuesit e aprovuar, shumica kanë zgjedhur të votojnë përmes postës: mbi 51 mijë votues do t’i dërgojnë paketat me fletëvotim në kutitë postare jashtë Kosovës, ndërsa rreth 2,500 të tjerë do t’i dorëzojnë në kutinë postare të KQZ-së brenda vendit. Ndërkohë, rreth 18 mijë shtetas kanë zgjedhur të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës”, tha ai.
“Të gjithë votuesit jashtë Kosovës duhet të jenë të informuar për mënyrën e votimit dhe datat përkatëse të dorëzimit të fletëvotimeve, në mënyrë që të sigurohet pjesëmarrja e tyre në zgjedhjet e 28 dhjetorit”, ka thënë ai.
