Vdiq një person në Graboc të Pejës pasi ra nga lartësia derisa po punonte në një shtëpi

Vdiq një person në Graboc të Pejës pasi ra nga lartësia derisa po punonte në një shtëpi

Një person ka humbur jetën në fshatin Graboc të Pejës të martën, njofton Policia, raporton Gazeta Enigma.

Viktima kishte qenë duke punuar në shtëpi dhe kishte rënë nga një lartësi prej 3 metrave. 

“HETIM I VDEKJES/Fsh. Graboc, Pejë  09.12.2025 – 10:40.   Viktima mashkull kosovar, deri sa ka qenë duke punuar në një shtëpi, është rrëzuar nga një lartësi prej 3 metra dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Gazeta Enigma.
 

Related Articles