Osmani: Formula e Trumpit “paqe përmes forcës”, do funksiononte tek ne

Osmani: Formula e Trumpit “paqe përmes forcës”, do funksiononte tek ne

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se formula e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, “paqe nëpërmjet forcës”, është ajo që do funksiononte në Ballkanin Perëndimor. 

Në një intervistë për televizonin amerikan “Bloomberg”, Osmani tha se Trump ka ndaluar një përshkallëzim së fundmi në Kosovë. 

“Që nga fillimi i mandatit të presidentit Trump, administrata e tij ka qenë shumë e vëmendshme ndaj Ballkanit Perëndimor. Ai ka qenë personalisht i përfshirë, siç ka thënë shumë herë, duke e përkrahur paqen jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por në rajon në përgjithësi. Personalisht ishte përfshirë, përfshirë anëtarë të administratës së tij, që të ndalojnë një përshkallëzim që ka ndodhur së fundmi.

“Roli i presidentit Trump, formula ‘paqe përmes forcës’ është ajo që funksionon në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi e para e shtetit.

Related Articles