Osmani kërkon heqjen e plotë të masave edhe nga Kallas

Osmani kërkon heqjen e plotë të masave edhe nga Kallas

Presidentja Vjosa Osmani është takuar më Përfaqësuesen e Lartë, Kaja Kallas, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen në lidhje me integrimin evropian të Kosovës.

Osmani tha se pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksoi domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë.

“Në Bruksel, e falënderova Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas për mbështetjen e saj të vazhdueshme për integrimin evropian të Kosovës. Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, meqë të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian tanimë janë plotësuar”, ka shkruar ajo.

Related Articles