Autostrada Prishtinë – Mitrovicë tani për 25 minuta rrugëtim

Autostrada Prishtinë – Mitrovicë tani për 25 minuta rrugëtim

Rruga prej Prishtinës në Mitrovicë tash e tutje mund të përshkohet vetëm për 25 minuta.

Kjo falë punës fantastike të bërë në këtë autostradë.

Kandidati për deputet nga Koalicioni Vetëvendosje, Xhevdet Pozhari, publikoi një video bashkë me zëvendësministrin Hysen Durmishi, ku shfaqin rrugëtimin për Mitrovicë për vetëm 25 minuta.

“Ne e kemi gjetur një kontratë me të cilën nuk do të përfundonte kjo rrugë asnjëherë. Menjëherë kemi marrë masa, kemi bërë auditimin përmes organizatave ndërkombëtare, dhe kemi shkëputur këtë kontratë. Kemi filluar procedurat, e kemi nënshkruar kontratën e re dhe tani punimet janë zhvilluar me intensitet shumë të lartë. Rruga më herët ka zgjatur më shumë se një orë”, tha Durmishi në videon e publikuar.

Related Articles