Zekirija Ramadani shpallet trajneri i vitit nga FFK

Zekirija Ramadani shpallet trajneri i vitit nga FFK

Klubi i Dritës ka fituar dy çmime në ceremoninë e më të mirëve të FFK-së “Laureatët e Vitit”.

Drita u shpall klubi më i mirë i vitit 2025 pas suksesit madhështor, ku fituan titullin kampion si dhe siguruan play-offin në Ligën e Konferencës.

Përpos kësaj, ata morën edhe çmimin “klubi ma fair play”, pasi ishin skuadra me më pak kartonë të verdhë.

Në anën tjetër, trajneri Zekirija Ramadani u shpall trajneri i vitit meqenëse e drejtoi klubin drejt këtij suksesi.

“Është hera e katërt që zgjidhem trajneri i vitit. Nuk ndihem i huaj edhe pse vijmë nga Maqedonia e Veriut. Gjithmonë provoj t’i bëj futbollistët më të mirë, por ata më bënë trajnerin më të mirë. Djersa e tyre bëri që të shpallem më i miri, faleminderit të gjithëve. Shpresoj të vazhdoj me dinjitet të lartë për të bërë krenar të gjithë”.

I pyetur se kë preferon në play-off, Ramadani ishte i qartë se dëshiron takim me skuadrën sllovene, ku luan Milot Avdyli, pra Celje.

“Celje ose AZ Alkmaar? Alkmaar e pamë, preferoj Celje që të njohim më shumë kultura”.

Related Articles