Kadriu del tek autostrada e Gjilanit: E njëjta siç e kemi lënë para 5 viteve

Kadriu del tek autostrada e Gjilanit: E njëjta siç e kemi lënë para 5 viteve

Kandidati i LDK-së për deputet nga Gjilani, Rexhep Kadriu, sot ka dalë për të parë punimet për autostradën Gjilani – Prishtinë.

Nga aty, Kadriu tha se kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe U.D. ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, para dy ditësh “patën një spektakël mediatik”, lidhur me ndërtimin e autostradës.

“Pa pikë përgjegjësie dhe me një arrogancë të hapur dolën dhe iu premtuan qytetarëve për të katërtën herë se projekti do të përfundojë brenda një viti”, tha Kadriu.

Por, Kadriu tha se kjo është e pamundur, sepse “kjo Qeveri nuk ka interesim për përfundimin e këtij projekti, nuk ka kapacitete reale dhe nuk ka vullnet për përfundimin e këtij projekti jetik për qytetarët e Anamoravës”.

“Është e njëjta situatë siç e kemi lënë ne para pesë viteve. Kjo Qeveri nuk ka mundur dhe nuk do mundet asnjëherë që ta përfundojë autostradën e Gjilanit”, tha Kadriu përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale.

Related Articles