Mbrëmjen e kësaj të marte ka ndodhur një aksident trafikurreth orës 20:10 në hyrje të autostradës “Arbën Xhafetri” në Kaçanik, ku një person ka pësuar lëndime, raporton Gazweta “Enigma”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura prej të cilave njëra me targa të huaja.
“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Veseli. Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut rrugor të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë hetuar rrethanat e aksidentit.
