Thyhen shtatë vetura në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Thyhen shtatë vetura në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Shtatë vetura janë thyer në Fushë Kosovë, nga të cilat janë vjedhur gjësende, kryesisht vegla pune.

Në raporti 24-orësh të Policisë thuhet se rasti ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.

Lidhur me rastin njësitë e hetuesisë kanë identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar shumica e gjërave të raportuara të vjedhura.

I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Related Articles