Deliu: PDK do të shënojë fitore historike nesër

Deliu: PDK do të shënojë fitore historike nesër

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu tha se të dielën e 28 dhjetorit Partia Demokratike e Kosovës do të shënojë fitore historike, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Deliu ka theksuar se qytetarët e Kosovës po përballen me lodhje dhe vështirësi për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike dhe të shportës së konsumit.

“Ka një lodhje që e ndjejmë të qytetarët, faturat e fundit të energjisë elektrike, shporta e qytetarit është pakuar për shkak të pafuqisë për të siguruar mirëqenien, prandaj programi i Bedri Hamzës lidhet me lehtësira, për ta bërë më të lehtë mirëqenien e qytetarit”, tha Deliu në Maratonën Zgjedhore në Klan Kosova.

Deliu gjithashtu theksoi se nga ajo që kanë parë gjatë fushatës, presin një mbështetje të fortë nga qytetarët për ndryshim. “Nga ajo që kemi pa gjatë kësaj fushate të shkurtë, presim që do të jetë një votë për ndryshim. Pra Kosova viteve të fundit ka përjetuar një stagnim 6 vjeçar, dhe qytetarët e Kosovës duhet të zgjedhin mes rrugës së stagnimit, bllokimit të pafuqisë, pasigurisë, apo duhet të mendojnë për ndryshim që është vizion i z.Hamza”, tha Deliu – Kodra.

Related Articles