Kryetarja e Ranillugut po hetohet për vepren penale “Cenim i fshehtësisë së votimit”

Kryetarja e Ranillugut po hetohet për vepren penale “Cenim i fshehtësisë së votimit”

Kryetarja e Ranillugut, Tanja Antiq, është intervistuar nga policia për vepren penale “Cenim i fshehtësisë së votimit”.

Antiq do të vazhdojë të intervistohet nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore.

“Me datën 28.12.2025, përmes rrugëve operative kemi pranuar informacion se anëtarja e kryesisë së forumit të gruas nga partia Lista Serbe dhe aktualisht Kryetare e Komunës së Ranillugut, dyshohet se përmes anëtarëve të Komisionit Komunal zgjedhor të kësaj partie në komunën e Ranillugut ka ushtruar ndikim tek votuesit e pa përcaktuar ose votuesit e subjekteve të tjera. Të njëjtit dyshohet se janë kanosur për ndërprerje të benifiteve të cilat këta qytetarë i përfitojnë nga shteti i Serbisë, në rast të mos votimit sipas udhëzimeve. E dyshuara është shoqëruar në ambientet e hetimeve rajonale dhe intervistuar në prezencën e avokatit me qëllimi të verifikimit të informacioneve dhe sqarimit të rrethanave”, thuhet në njoftim.

Related Articles