Kosova të dielën përmbylli procesin e votimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Rreth këtij procesi dhe formimit të institucioneve të reja, janë deklaruar nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë.
Në një përgjigje për mediat, një zëdhënës i kësaj ambasade ka thënë se mezi presin të punojnë me qeverinë e ardhshme.
“Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme mbi prioritetet e përbashkëta të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik”, deklaroi ky zëdhënës.
Në bazë të rezultateve preliminare të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është renditur e para me 49.34% apo 433 mijë e 394 vota.
Vendin e dytë e zë Partia Demokratike që ka marrë 20.98% të votave apo 184 mijë e 318 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë 119 mijë e 201 vota apo 13.57%.
AAK-ja ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor duke marrë 5.66% apo 49 mijë e 698 vota.
